Çfarë ndodh nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton 270 vota elektorale?

Nga Exit News
Çfarë ndodh nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton 270 vota elektorale?

Nëse një kandidat ka marrë të paktën 270 vota elektorale ai shpallet president i Amerikës. Por çfarë ndodh nëse asnjë kandidat nuk i fiton këto vota?

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ u shpjegua se nëse asnjë kandidat presidencial nuk e ka arritur këtë numër, atëherë është kongresi që zgjedh me votë presidentin mes kandidatëve.

Kjo ka ndodhur dy herë deri më sot: Kongresi ka zgjedhur dy here Presidentin, pasi asnjëri nuk mori shumicën e votave elektorale.

Kështu në vitin 1796 asnjë prej kandidatëve as John Adams dhe as Thomas Jefferson nuk fituan dot votat e nevojshme për tu zgjedhur kandidat. Menjëherë pas numërimit të votave u mblodh kongresi dhe zgjodhi Jeffersonin si president.

E njëjta situatë u përsërit në vitin 1824 me kandidatët John Quincy Adams dhe Andrew Jackson, ku pas votës në kongres u zgjodh president Adams.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>