Lidhja Demokratike e Kosovës pohoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e drejtë.
Në një reagim zyrtar, LDK shprehet se vendi po kalon një krizë institucionalee për rrjedhojë duhen marrë vendime të përgjegjshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”
LDK i bëri thirrje organeve ndërkombëtare të ë jenë të paanshme dhe pavarur, të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm