Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me mediat, deklaroi se 11 kompani të lidhura me Kryeministrin Edi Rama kanë përfituar në mënyrë korruptive 88 milionë dollarë nga fondet publike.
Gjithashtu, Zoti Basha tha se “në këto dy vjet qeveria vendosi dy rekorde: 1/3 e prokurorimeve publike kryhen drejtpërdrejtë”.
Kompanitë e denoncuara nga Zoti Basha janë:
- Alko Impeks, në pronësi të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazi ka marrë 30 tendera me vlerë totale prej 1.4 miliard lekësh.
- Atelier 4, në pronësi të Artan Shkrelit dhe Alban Eftimit, ka përfituar 18 tendera me vlerë totale 267 milion lekë.
- Classic në pronësi të Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.
- Eurocol në pronësi të Sandër Carapulit ka përfituar 12 tendera me vlerë 18 miliardë lekë.
- Euro Gjici Security, në pronësi të Safet Gjicit, kandidat për Bashkinë e Kamëz, 159 tendra me vlerë 7 miliardë e 180 milion lekë.
- Fastek, kompania që u bë shkak për humbjen e mandatit të Ilir Beqes, 45 tendera me vlerë 752 milionë lekë.
- Inteku, 32 tendera me 1.5 miliardë lekë
- Ndreu Security e Pjerin Ndreut në 3 vjet 37 tendera 916 milion lekë.
- Market Distribution e Vilma Nushit 23 tendera 134 milion lekë.
- Trimend në pronësi të Vilma Nushit 458 tendera 260 milion lekë.
- Omega Farma mbi 70% të tenderave përmes negociimit pa shpallje, 58 tendera, 830 milion lekë.