Kryeministri Edi Rama i kërkon me këmbëngulje presidentit Ilir Meta që t’i shpjegojë qytetarëve se përse ka votuar pro raportit të Dick Martit në Këshillin e Europës, raport mbi të cilin sot janë ngritur akuzat kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe liderëve politikë të Kosovës.
Në një postim në Twitter Rama shkruan se e vërteta nuk mbulohet pas fjalëve:
“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!”
Duke iu drejtuar përgjigjes së zëdhënësit të Metës pak minuta më parë, Rama i bën thirrje presindencës të kontrollojë gjuhën e përdorur:
“Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq.”