Marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe kompanisë që ka në koncesion administrimin e Aeroportit të Rinasit është dërguar për miratim në Kuvend.
Ndryshimet në marrëveshje janë si më poshtë:
- Afati i koncesionit shtohet automatikisht me dy vjet—kohëzgjatja e koncesionit tani do të jetë të paktën 22 vjet, deri në prill 2025.
- Aeroporti i Kukësit mund të fillojë të operojë menjëherë si aeroport ndërkombëtar. Megjithatë, vendosja në operim e tij do të kërkojë miliona euro investime dhe ndoshta disa vite, sikurse kemi shpjeguar ne një artikull të mëparshëm.
- Përjashto Aeroportin e Kukësit, asnjë aeroport i ri ndërkombëtar nuk mund të ndërtohet në një rreze prej 100 kilometrash nga Rinasi. Kjo do të thotë se nuk mund të ndërtohet aeroport deri përtej qytetit të Vlorës, madje sikurse kemi shpjeguar më parë, e vetmja mundësi për të ndërtuar një aeroport tjetër mbetet zona e Delvinës.
- Nëse me përjashtim të Kukësit, fillon operimin një tjetër aeroport ndërkombëtar (jashtë rrezes prej 100 km nga Rinasi), atëhere afati i konçesionit do të shtohet me gjysëm viti për çdo vit të mbetur nga kohëzgjatja 22 vjeçare e konçesionit. Kjo do të thotë se nëse një aeroport tjetër nga Kukësi hapet në vitin 2017, kohëzgjatja e konçesionit do të shtohet me 4 vjet duke u bërë 26 vjet; nëse hapet në vitin 2018 do të shtohet me 3,5 vjet duke u bërë 25,5 vjet; e kështu me rradhë deri në vitin 2025.
Artikuj të lidhur: