Ministrja e Shëndetësisë Ogerat Manastirliu e ftuar të hënën në darkë në emisionin Opinion tregoi se qeveria është përgatitur për “1600 të shtruar, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ka shtretër të lirë në spitalin Covid 3, në infektiv ka hyrje dhe dalje”.
Ndërkohë, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me mungesën e mjekëve reanimatorë, Manastriliu tha se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën.
“Reanimatorët janë profesionet më të kërkuara, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Çështja e reanimatorëve është një gjë, siç janë të rëndësishëm edhe pneuomologët, edhe infeksionistët, edhe laborantët, edhe infermierët”, u shpreh Manastirliu.
Ndërsa për rimbursimin e paketës së ilaçeve Covid-19, ministrja tha se: “Do të kemi një vendim për ilacët që do të rimbursohen. Jemi duke vlerësuar paketën sipas skemave të mjekimit”.