Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar për fitoren presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden.
Përmes një letre urimi, Kurti shprehu gëzimin për fitoren e dyshes Biden-Harris:
“Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund.
Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik.”
Kurti po ashtu shkroi se shpeson se administrata Biden do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë.