![Foto ilustruese e një vaksine të mundshme të Covid Meta dekreton marrëveshjen e qeverisë për sigurimin e vaksinën anti-Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Foto-ilustruese-e-një-vaksine-të-mundshme-të-Covid-19.jpg)
Presidenti Meta dekretoi të mërkurën marrëveshjen mes Shqipërisë dhe aleancës GAVI për të marrë së bashku me rreth 80 shtete të tjera vaksinën kundër Covid-19.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, e quajtur Covax, shteti shqiptar do të paguajë fillimisht 4 milionë dollarë.
Fillimisht do të merren 1 milionë e 140 mijë doza vaksinash, të cilat do të përdoren për personat mbi 60 vjeç, staf mjekësor dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë qeveria ka programuar rreth 12 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për sigurimin e vaksinës.
Meta theksoi se kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.
Ai i bëri apel qeverisë që të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbulimin e plotë të popullsisë me vaksinën anti-Covid.