Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Gjirokastër dhe Përmet.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
D. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
T. Gj., banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Zh. B., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
G. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.