KE firmos marrëveshjen me Pfizer për 300 milionë doza vaksine

Nga Exit News
KE firmos marrëveshjen me Pfizer për 300 milionë doza vaksine

Komisioni Evropian ka siguruar 300 miliona doza të vaksinës kovid të prodhuar nga Pfizer dhe BionTech. Njoftimi u dha të mërkurën nga KE.

Pfizer dhe BionTech deklaroi se vaksina është më shumë se mbi 90 % efektive, duke u bërë vaksina e parë e efekshme.

“Jam shumë e lumtur të njoftojë sot arritjen e një marërveshje me Pfizer për blerjen e më shumë se 300 milionë doza vaksine”, tha Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.

27 vendet e BE-së mund të blejnë 200 milionë doza dhe kanë mundësinë e blerjes së 100 milionë dozave të tjera.

Blerja do të ndodhë pas certifikimet nga institutet evropiane të verifikimit të ilaçeve.

Ndërkohë BE ka frimosur marrëveshje edhe me AstraZeneca, Sanofi dhe Johnson & Johnson, si dhe po vazhdon bisedimet  me Moderna, CureVac dhe Novavax.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>