Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se do të rrëzoj të gjitha shpifjet e ulëta të Ramës, për Kosovën dhe për “veten time”, në Real Story, në News 24.
“Sonte do të rrëzoj të gjitha shpifjet e ulëta të Ramës. Jo për veten time por për Kosovën! Më ndiqni sot live, ora 21:00, në “Real Story” Neës 24, me gazetarin Sokol Balla”, shkroi Basha në Twitter.
Rama e ka akuzuar Bashën si person që ka punuar për grumbullimin e të dhënave për hartimin e raportit te Dick Martin.