Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkojë qytetarëve të votojnë për rotacion politik “i cili ndihmon sepse ndihmon duke kontrolluar pushtetin, sepse pushteti korrupton”.
“Pas 30 vitesh po bie një tjetër perde e hekur mbi Europën. Kjo perde e hekur nuk e ndanë më Shqipërinë apo vendet e tjera të rajonit apo vetë Europën në kampin komunist dhe kampin e demokracive”, tha Basha në “Real Story”, të enjten.
“Në pjesën ku ka rotacion politik dhe në pjesën ku ka sundimtar që nuk e lejojnë rotacionin politik. 25 Prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të vendosin në cilën anë të kësaj perde të re të hekurt që po zbret mbi kontinent do të jenë”, tha Basha.