Një 20-vjeçare ka humbur jetën në Gjirokastër, si pasojë e komplikacioneve gjatë lindjes.
Ajo humbi jetën në sallën e lindjes në maternitet.
Sipas prindërve të vajzës, ajo është futur në sallën e operacionit dy herë. Ata fajësuan mjekët për humbjen e jetës së vajzës.
Ngjarja pritet të hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës.