Spitali i Gjirokastrës ka sqaruar se vdekja e 20-vjeçares në sallën e lindjes ka ardhur për shkak të komplikacioneve të rënda.
Në një reagim zyrtar spitali shkruan:
“Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.”
Ndërkohë prindërit e 20-vjeçare fajësojnë mjekët për neglizhencë.