Policia e Fierit ka arrestuar, të premten, Myzafer Binajn, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Binaj kërkohej nga Italia pasi gjykata e Messinës në Itali, në korrik 2019, ka vendosur urdhër-arresti për të, për veprën penale “trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Prokuroria e Fierit po kryen veprimet e nevojshme për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Italisë.