Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe alenca GAVI, kanë mbledhur mbi 2 miliardë dollarë për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër koronavirusit.
Me anë të këtij fondi do të blihen rreth 1 miliard doza vaksinash për 92 shtete të varfra.
Megjithatë, aleanca Gavi pohon se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të furnizuar të gjitha vendet e varfra me vaksinën kundër COVID-19.
Ende nuk dihet kur do të dalë në treg vaksina por javën e kaluar, kompania Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit 90 përqind efektive.