Presidenti Ilir Meta e konsideroi shoqërimin e Kastriot Islamit në komisariat për mosmbajtje maske si një akt të turpshëm dhe provokativ.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”
Një ditë më parë policia shoqëroi Kastriot Islamin në komisariat pasi refuzoi të vendoste maskën.