Goditet banda e trafikut të armëve Turqi-BE, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

Nga Exit News
Goditet banda e trafikut të armëve Turqi-BE, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

11 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë janë arrestuar si rezultat i një operacioni ndërkombëtar policor për të goditur bandat e trafikut të armëve mes Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Europës.

Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, në këtë operacion morën pjesë EuroPol dhe policitë e shumë vendeve të Ballkanit e Europës, përfshirë dhe policia e Shqipërisë, Greqisë0, Portugalisë dhe Rumanisë.

Hetimet për trafikun e armëve nga Turqia drejtë BE-së përmes vendeve si Shqipëria apo Bullgaria kanë nisur që në fillim të vitit 2020.

Në total gjatë këtij operacioni janë arrestuar 11 persona, janë sekuestruar 1585 armë zjarri dhe mbi 3700 gëzhoja municioni.

Dy prej të arrestuarve dhe një pjesë e armëve janë gjetur në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>