Kosova shënoi 688 raste të reja me koronavirus dhe 11 vdekje në 24 orët e fundit, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 236 raste dhe u regjistruan 11,431 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 29,805 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 833 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.