Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit.
“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.
Ai deklaroi se do të vaksinohen fillimisht personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik. Megjithatë kreu i OBSH-së pohoi se shtetet duhet të vazhdojë të mbajnë masat kufizuese edhe pas daljes në treg të vaksinës.