Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda 2021 të gjithë zonat urbane në Shqipëri do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë.
Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh:
“ Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 ujë furnizim me ujë. Deri në 2021 furnizimi do të jetë realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, Fushë Kruja në Shijak, Kruja në Berat e Lushnje, Gjirokastër, e me radhë.”
Rama foli dhe për kantierët për infrastrukturën e ujit të pijshëm:
“128 kantiere janë të hapura të cilat do të mbyllen brenda vitit të ardhshëm. Ndërsa brenda pranverës do të hapen dhe 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë.”