Kryeministri Edi Rama deklaroi se kreu i PD-së Lulzim Basha, me shmangien e përgjigjeve për UÇK-në, tregon se nuk është i gatshëm të japë llogari para qytetarëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, të martën, Rama tha se Basha nuk duhet të merret me çfarë bën Rama, port ë japë sqarime për çfarë ka bërë ai vetë:
“Lulzim Basha duhet të sqarojë se çfarë ka bërë ai, jo se çfarë bëj unë. Është llogaridhënie para njerëzve e dikujt që pretendon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.
Unë nuk jam hetues dhe nuk me intereson. Por nuk do t’i ta dish se çfarë mendon Lulzim Basha pavarësisht se çfarë thotë Rama?!
Kjo është arsyeja pse unë e ngre këtë cështje. Është karakteri i lidershipit që gjithmonë testohet dhe është llogaridhënia përpara njerëzve. Pastaj e pëlqen apo jo, e quan arrogant apo të përulur etj etj këto janë vlërësime.”
Rama theksoi se në këndvështrimin e tij, është e papranueshme që ‘një drejtues, i një froce politike që pretendon të qeverisë vendin të mso ketë këtë tipar të karakterit, ëë të mos përballet me interesi publik dhe me atë vetë.’
Lidhur me akuzat e bëra ndaj Bashës për hetimet ndaj UÇK-së, Rama tha:
“Unë nuk kam akzua, akuzat konfirmohen nga shmangia, heshtja e gjatë e tij për tu përballur. Nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz, që nuk e kuptoj se cfarë arsyesh kanë që i drejtohen Bashës sot. Pse nuk i drejtohet Stamo Dumos, pse jo dikujt tjetër?!”