977 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në vend në mbi 48 mijë persona
Po ashtu në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 31 persona me Covid-19.
Në total numri i të infektuave ka shkuar në mbi48 mijë të infektuar, prej të cilëve rreth 28 mijë janë shëruar, ndërsa 376 kanë ndërruar jetë.
Në vend ka ende 18 591 të infektuar aktivë.
Prej disa javësh edhe Maqedonia e Veriut, si pjesa tjetër e rajonit, ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve.
Numri më i lartë i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus është në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep e Manastir.