Policia e Kavajës ka arrestuar një 36-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Adrian Rrugeja, i njohur dhe me mbiemrin Driza, kërkohej nga institucionet italiane pasi Gjykata e Udines e ka dënuar 8 vite e 5 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe plagosje.
Në ditët në vijim pritet që të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.