Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë pesë të dënuarve në Elbasan dhe Peqin, për krimet e vrasjes, rrëmbim të personit, dhe shitje narkotikësh.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- M. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
- D. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
- A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- E. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
- A. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.