Gjykata lë në burg të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier

Nga Exit News
Gjykata lë në burg të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fatmir Hoxhën, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës, 50 vjeç në Fier, në 26 tetor 2020.

Vetë i akuzuari ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka quajtuar vendimin e gjykatës të padrejtë.

Sipas prokurorisë, Hoxhaj dyshohet se e ka vrarë Toskën në 26 tetor, pas një konflikti për një grua, me të cilën kanë bashkëjetuar të dy.

Tre ditë pas ngjarjes, Hoxhaj udhëtoi drejtë Italisë.

Fatmir Hoxhaj u arrestua më 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, sapo u kthye nga Italia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>