Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të konfirmojë në detyrë prokurorin Elvin Gokaj, duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik që kërkonte shkarkimin e tij.
Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Prokurori Gokaj u pezullua nga detyra dhe duhet të ndiqte Shkollën e Magjistraturës për 1 vit më 24 korrik të 2019.
Vendimi i KPK u apelua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi shkarkimin e tij. Para se të niste procesi në KPA, Gokaj kishte përfunduar trajnimin 1 vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.