Seanca e radhës statusore në gjykatën speciale të Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së do të mbahet në mes të dhjetorit.
Kështu u vendos në përfundim të seancës së sotme, e cila ishte seanca e parë statusore.
Ndëkohë deri në dhjetor, avokatët mbrojtës të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kanë paralajmëruar se do të bëjnë kërkesa për lirim me kusht të klientëve të tyre.
Për shkak të një problemi ende të paqartë, transmetimi live i seancës u ndërpre gjatë deklarimeve të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së.