Kryeministri ka vendosur t'i shkojë deri në fund arbitraritet për projektin e Stadiumit

Kryeministri ka vendosur t'i shkojë deri në fund arbitraritet për projektin e Stadiumit

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur të miratojë në mënyrë arbitrare dhe pa informuar publikun për projektin ndërtimor të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Ai ka thirrur, për sot mbasdite, një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit për të miratuar lejen e ndërtimit për këtë projekt.

Me shumë gjasa, leja do ta miratohet edhe pse për projektin nuk është bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM), nuk është informuar publiku dhe nuk eshtë përfshirë publiku në vendim-marrje, sikurse kërkon legjislacioni ynë.

Një grup qytetarësh, të cilët kërkuan të marrin pjesë në këtë mbledhje, janë lënë jashtë, pasi përfaqësuesit e qeverisë i kanë informuar se pjesëmarrja e publikut është vetëm me ftesa.

Ndërkohë, nuk dihet se kujt dhe se si janë dërguar këto ftesa, pasi gjithçka është bërë me ngut dhe pa asnjë lloj transparence.

Kryeministri ka vendosur të transmetojë mbledhjen në televizion me regji të drejtuar nga stafi teknik i tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>