“Vendet e rajonit përmes minishengenit po i po i hapin dyert Serbisë. Minishengeni i siguron Serbisë shtrirje ekonomike dhe e forcon atë ekonomikisht.”
Kështu u shpreh Hekuran Murati, deputeti i Vetëvendosjes, në një intervistë mbi krijimin e miniShengenit Ballkanit, në emisionioni “Me pak fjalë”, në Euronews.
Murati tha se Kosova nuk mund të pranojë dot një marrëveshje që u nënshkrua në Novi Sad:
“Ne si popull shqiptar nuk e kemi këtë interes: të forcojmë një shtet që ka qasje kundërshtare ndaj shtetit shqiptar”.
Murati thekson se miniShengeni nuk duhet të zëvendësojë integrimin e BE-së:
“Problemi i dytë ka të bëjë me paralelizimin që i krijohet integrimit në BE. Ne si popull duhet të kemi synim anëtarësim në BE dhe jo të anëtarësohemi në nisma të tilla që ta zëvendësojmë”.