Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi të premten nga detyra, gjyqtarin e Shkodrës Albano Çepele, për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë.
Vendimi për Çepelen u mor nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa dhe Etleda Çiftja.
Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti probleme dhe mungesë dokumentash për blerjen e një apartamenti në vitin 2006 në Tiranë, në vlerën e 30 mijë eurove.
Si burim për blerjen e apartamentit, gjyqtari ka deklaruar një hua nga motra e tij, por nuk paraqiti dokumentet për ta provuar këtë.
Po ashtu, KPK vuri në dyshim nëse çmimi i apartamentit deklaruar nga gjyqtari është real.
Gjatë hetimit, KPK gjeti se gjyqtari nuk ka deklaruar dhe një apartament tjetër në Fier, të përfituar nga privatizimi dhe nuk ka provuar burimin e ligjshëm të vlerës 9300 eurove të dhëna nga motra për kurimin e nënës.