Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej ka ndërruar jetë, në moshën 90 vjeçare, i infektuar me Covid-19.
Lajmi u konfirmua nga Kisha Ortodokse Serbe.
Irinej u zbulua se ishte infektuar me koronavirusi dhe u shtrua në spital në Beograd më 4 nëntor. Gjendja e tij filloi të përkeqësohej më 15 nëntor.
Irinej u pa për herë të fundit në publik në 1 nëntor kur drejtoi shërbimin e varrimit të Mitropolitit Amfilohije Radovic, peshkopit të vjetër të Kishës në Malin e Zi. Ai gjithashtu vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19. Media raportoi se Irinej ka shumë të ngjarë të jetë infektuar me Covid para varrimit.