![Screen Shot at PM Basha këmbëngul: Qeveria po fsheh numrin e vërtetë të viktimave me Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/Screen-Shot-2020-11-19-at-9.21.07-PM.png)
Kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti sot akuzat se qeveria po fsheh numrat e vërtetë të viktimave me Covid-19.
Në një postim në Twitter, Basha publikoi një video me deklaratën e tij të djeshme në emisionin Opinion, ku shprehej se qeveria po fsheh numrat e vërtetë të viktimave, të cilat janë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht
“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura,” shkruan Basha në Twitter.
Paraditen e së premten stafi i spitalit Infektiv me në krye doktoreshë Najada Çomon i ka quajtur ‘tronditëse’ akuzat e Bashës.
Përmes një videoje, doktoreshë Çomo i quajti akuzat si sulm ndaj punës së mjekëve prej 9 muajsh.
Kryeministri Rama po ashtu, deklaroi se akuzat e Bashës, cenojnë drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre.