Pfizer po kërkon autorizimin në SHBA

Nga Exit News
Pfizer po kërkon autorizimin në SHBA

Pfizer ka aplikuar tek autoritetet rregullatore të SHBA-ve për përdorim të emergjencës: një hap i madh drejt dhënies së ndihmës për luftën ndaj pandemisë.

Aplikimi në autoritetet amerikane vjen disa ditë pasi kompania Pfizer raportoi rezultatet përfundimtare të testimeve ku tregoi se vaksina garantonte 95% mbrojtje ndaj virusit.

Nëse kompania merr autorizimin në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, vaksina do të shpërndahet brenda dy orësh.

Drejtori i Pfizer, Albert Bourla tha të enjten se regjistrimi për përdorim urgjent ishte një “moment historik në rrugën tonë për të shpërndarë një vaksinë Covid-19 në botë”.

Dozat fillestare do të jenë të pakta, dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) do të vendosin se kush është i pari në radhë që do të marr vaksinën

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>