Britania teston ilaçin për pacientë që nuk vaksinohen dot

Nga Exit News
Britania teston ilaçin për pacientë që nuk vaksinohen dot

Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë që do të testojë një trajtim të ri me antitrupa të prodhuar nga Astra Zeneca për personat që kanë sistem imunitar të dobët dhe nuk mund të vaksinohen.

Një person në Mançester do të jetë i pari në botë që do të marri kurën me antitrupa si pjesë e një testimi për ndalimin e Covid-19.

Testimet do të kryhen në 5000 persona, ku 1000 prej tyre janë nga 9 vende të ndryshme të Britanisë.

Ilaçi përbëhet nga proteina që veprojnë si antitrupa natyrale të njeriut. Ky ilaç do të përdoret për personat me imunitet të dobët dhe tek ata që vaksina nuk funksionon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>