Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura, ndërsa mësimi për studentët në universitet do të vazhdojnë të zhvillohet online.
Kështu raportoi të hënën Komiteti i ekspertëve të pandemisë së Covid-19, në një konferencë për shtyp.
Mira Rakacolli theksoi se që nga hapja e shkollave në 14 shtator, nuk është vënë re ndonjë rritje e numrit të të infektuarve që mund të lidhet direkt me shkollat, ndaj nuk shihet ende e arsyeshme që ato të mbyllen:
“Gjatë këtyre dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që ka pasur hapja e shkollave në rëndim të pandemisë.”
Duke folur për universitetet, Mira Rakacoll tha:
“Ka një rëndim të lehtë të situatës, por është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të njoftimit që do të bëjmë.”