
Një magazinë ushqimore është djegur plotësisht si pasojë e një zjarri, në fshatin Qerekë të Krujës.
Dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Mendohet se vlera e dëmit arrin deri në rreth 3 milionë lekë.
Policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm. Hetimet për ngjarjen po bëhen nga prokuroria e Krujës.