Gjykata dënoi me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasje e Haxhi Baçinozit në 16 mars 2019 te Liqeni Artificial.
Shkak për vrasjen e Baçinozit ishte borxhi prej 45 mijë euro që ky i fundit i kishte Myrtajt.
Mbas vrasjes, Myrtaj u vetëdorëzua në polici. Prokuroria më pas kërkoi 35 vjet burg për të.