Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet se numri i vdekjeve me Covid-19 në vend është më i lartë se sa raportohet.
“Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq”, tha Basha në një postim në Facebook, të martën.
Më tej ai akuzoi Kryeministrin Rama se “gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor”. Ai premtoi se do t’i japë shqiptarëve një “qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta”. “Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë”, përfundoi Basha.