Drejtori i Drejtorisë Pyjore në Pukë ka humbur jetën dhe dy inspektorë janë plagosur, në një aksident me makinë pasditen e së mërkurës, në fshatin Bugjon të Pukës.
Personi që ka humbur jetën është Mark Ndou, ndërsa dy inspektorët e lënduar janë Llesh Gjoka dhe Artan Bala.
Dy të lënduarit janë shoqëruar me helicopter mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë
Në makinë kanë qenë duke udhëtuar pesë persona, dy prej të cilëve kanë shpëtuar pa dëmtime. Ata po udhëtonin për punë drejt Iballës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.