Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me koronavirus.
Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadori përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:
“Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.”