Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë ankimin e ish gjyqtarit të gjykatës së Durrësit, Ndue Gjura kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit te vetingut.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut në qershor 2020 për shkak të dorëheqjes së tij.