Dy makina në Elbasan dhe një në Vlorë janë djegur gjatë mesnatës së të premtes. Policia dyshon se zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme.
Makina e djegur në Vlorë është e shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit.
Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes, kanë qenë dy persona që kanë thyer xhamat e makinës dhe i kanë vënë asaj flakën.
Ndërsa në Elbasan makinat e djegura janë në pronësi të D.D., dhe A.B..
Policia po heton për të zbardhur ngjarjet.