Policia gjobiti me 700 mijë lekë një qytetar, i cili ishte i infektuar me koronavirus dhe tentoi të largohej nga vendi.
Në një njoftim zyrtar, policia pohoi se është arrestuar një 65 vjeçar me iniciale V.Ll.
“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.”