Veton Surroi reagon pas vendimit të Bashkisë Kukës: Gjyq politik

Nga Exit News
Veton Surroi reagon pas vendimit të Bashkisë Kukës: Gjyq politik

Veton Surroi reagoi për herë të parë pas vendimit për heqjen e titullit “Nder i qarkut të Kukësit”, nga kryebashkiaku Safet Gjici.

Në një deklaratë ekskluzive për Euroneës Albania, Surroi e konsideroi si një gjyq politik fjalimin e Gjićit. Ai tha se më shumë e kishte prekur formulimi “le ta shkarkojmë tash, format do t’i marrim më vonë”:

“Ishte pa këndshme por është një lajm në zhvillim dhe pas vendimit pashë që kryetari i bashkisë kërkoi falje. Nuk e di se ku gjendet dhe ku do të gjendet pas një orë kjo punë.

Ishte pakëndshme dhe forma se si u veprua, u zhvillua një lloj gjyqi politik në të cilin më la mbresë formulimi “le ta shkarkojmë tash, format do t’i marrim më vonë.

I ngjasonte pak gjykimeve politike dhe gjykimet politike në Kukës dhe për fat të keq ato kanë pasur pasoja të këqija në kohën e komunizmit. Fati i mirë është që jemi në një sistem tjetër se për ndryshe kjo punë përfundonte edhe më keq”.

Ai sqaroi se lajmin e morri vesh nga miqtë e tij në Kukës, dhe nuk e kishte idenë se për çfarë dosjesh akuzohej.

“Dokumenti që është prezantuar nga z. Gjici, kryetari i bashkisë thoshte se kishe të bënte me iniciativën e dy intelektualëve që për fat të keq nuk i njoh dhe nuk e di se çfarë provash kanë paraqitur ata intelektualët dhe çfarë për z. Gjici është provë.

Ky veprim i gjykimit politik me thënë të drejtën siç do gjykim politik tjetër bazohet në emocion dhe reagim dhe veprim shkatërrues dhe në mbledhje të ndonjë prove apo vendimi. Fundi fundit se çfarë mendoj unë nuk është ndonjë sekret pasi shkruaj libra dhe shkruaj në gazetë”, tha Surroi.

Surroi tha se asnjë nga veprimet e kryebashkiakut, si letra e dy intelektualeve dhe ajo e 57 familjeve kuksiane “nuk i bëjnë nder kryetarit të bashkisë”.

Kujtojmë se Safet Gjici kërkoi falje dhe e tërhoqi vendimin e tij. Ndërkohë Kryeministri Rama e quajti të turpshme këtë akt ndaj Veton Surroit.

Surroi u shpall nder i qarkut të Kukësit në vitin 2015 me propozim të klubit letrat “Anton Pashko” për kontribut të veçantë në fushën e medias, dhe gjatë luftës së Kosovës.

Surroi në vitin 2011 ka marrë çmimin SEEMO për të drejtat e njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>