Të paktën tre makina janë aksidentuar pasi J.SH., punonjës i prokurorisë në Lezhë, përplasi makinën në një shtyllë eletrike, në rrugën Ishull-Lezhë, duke e rrëzuar atë.
Pas përplasjes me shtyllën, makina e J.SH.-së është përplasur dhe me dy makina të tjera.
Deri tani policia ka raportuar se një person është plagosur nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë qarkullimi në zonën e aksidentit është ndaluar dhe gjithë zona e Ishull Lezhës ka mbetur pa energji elektrike.