Napoli do të ndërrojë emrin e stadiumit San Paolo në ‘Diego Armando Maradona’ në kujtim të futbollistit legjendar Maradona, që u nda nga jeta në 25 nëntor.
Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, krijoi një lidhje të fortë me klubin italian të Napolit dhe fansat e tij gjatë periudhës së tij shtatë-vjeçare kur luajti për Napolin, në vitet 1984-1991.
Gjatë këtyre viteve, Napoli fitoi dy titujt e vetëm të Serisë A në historinë e klubit, përkatësisht në vitet 1987 dhe 1990.
Të mërkurën 25 nëntor, Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris deklaroi një ditë zi për vdekjen e Diego Armando Maradona. Ndërsa dritat e stadiumitqëndruan gjithë natën të fikura në respekt të kampionit argjentinas.
Maradona vdiq në moshen 60 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.