Qeveria e Malit të Zi ka dëbuar ambasadorin serb sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, më 28 nëntor, me arsyen e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit.
Ambasadori serb Vladimir Bozhoviq, sipas deklaratës për media “ka treguar jorespekt direkt” për Malin e Zi, me deklaratën e tij më 27 nëntor ku e quan vendim e Malit të Zi në 1918 për tju bashkuar mbretërisë serbe si akt “të çlirimit” dhe “vullnetit të lirë” nga malazezët. Vendimi i 1918 u shpall i pavlefshëm nga parlamenti malazez më 2018, duke thënë se i ka hequr Malit të Zi sovranitetin e vet.
Njësoj ju përgjigjë edhe Serbia, duke e shpallur ambasadorin malazezë të padëshiruar. Ministria e Jashtme serbe lajmëroi largimin e ambasadorit 72 orë pas marrjes së vendimit.
“Për shkak të shpalljes së ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, person të padëshiruar, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vepruar në mënyrë reciproke”, njofton ministria serbe.