Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga autorët e vrasjes së Ridvan Ramazanit, të shtunën. Personi i arrestuar është Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër.
Gjithashtu policia arrestoi edhe 2 persona për moskallëzim të krimit, Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.
Ridvan Ramazani u vra në makinën e tij në një pikë karburanti, në makinën e tij.