Mjeku pediatër nga Kavaja Hidajet Deda ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mjeku Deda kishte 40 ditë i infektuar me koronavirus.
Ai prej 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid19. Mjeku kishte dalë në pension por kishte vendosur të ndihmonte kolegët në përballimin e pandemisë.